facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 February 2014

Gruaja roje e të goditurit Schumacher ndërsa doktorët vazhdojnë përpjekjet për ta zgjuar atë nga koma

Gruaja e Michael Schumacher ri roje pranë shtratit të të madhit të Formula 1, i cili para një muaji pati aksident gjatë skijimit i cili e la në koma.

Corinna Schumacher, 44 vjeçe, qëndron pranë burrit të saj për orë të tëra në Spitalin Universitar në Grenoble, Francë, duke i folur atij dhe duke u përpjekur për të zgjuar atë nga koma e indikuar.

Shtatë herë kampioni i botës mbetet joreagues ndërsa anestetiku i reduktohet gradualisht nga mjektë.

Procesi për ta zgjuar atë nga koma dalë-ngadalë filloi në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë disa mjekë kanë paralajmëruar se është akoma shumë herët për të përcaktuar prognozën e tij.

Shqetësimet ishin se a do të shërohej Schumi ndonjëherë apo të zgjohet përsëri, pas aksidentit më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

No comments :

Post a Comment