12 February 2014

Vendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit

Nuk ju pëlqen festa e Shën Valentinit? Jeni beqar dhe nuk dëshironi të ndiheni keq më 14 shkurt? Për më tepër thonë që është çështje biznesore kjo datë. Atëherë do ishte ide perfekte një prej vendeve që e kanë të ndaluar festimin e kësaj dite.


 1. Malajzi

Në këtë vend, myslimanët (përbëjnë 60% të popullsisë) e kanë të ndaluar të festojnë Ditën e Shën Valentinit. Të dalësh për të festuar është një risk i madh në këtë vend. 

2. Irani

Në vitin 2011, Irani ndaloi ditën e dashurisë. Në komunikatën e qeverisë, zyrtarët paralajmëronin se “simbolet në formë zemre, trëndafilat e kuq dhe aktivitetet që promovojnë këtë ditë janë të ndaluara”. Në të kundërt mund të dënoheni me gjobë ose burg në rastin më të keq.

3. Rusi

Në vitin 2011, guvernatori i provincës së Belgorodit në Rusi, ndaloi festimin e Shën Valentinit. Autoritetet kanë argumentuar se ndalimi është bërë për të mbrojtur “pasurinë shpirtërore”.

4. Arabia Saudite

Në Arabinë Saudite, zyrtarët konservatorë kanë vendosur ligj të ashpër për këtë festë. Shitja e trëndafilave, produkteve të kuqe dhe kartolinat me forma zemre janë të ndaluara me rastin e 14 shkurtit. Fenomeni ka krijuar një treg të zi për produktet e kësaj feste.

5. Indonezi

Klerikët myslimanë kanë urdhëruar çiftet dhe beqarët që të mos shkëmbejnë kartolina, trëndafila dhe unaza pasi kjo është sjellje e palejueshme. Shumë të rinj nga ky vend e kundërshtojnë një gjë të tillë duke festuar dhe protestuar.

6. Florida

Këtë vit, drejtuesit e një shkolle të mesme (Lake Nona High School) kanë ndaluar festimin në publik të festës së të dashuruarve. Studentët që ecin në ambientet e shkollës me tullumbace, arushë dhe lule janë të detyruar të paraqiten në zyrën e drejtuesve të shkollës. Këtë praktikë kanë ndjekur edhe disa shkolla të tjera në Florida.

No comments :

Post a Comment