facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 February 2014

Hajdutët “zhveshin” veturën sportive

Kjo është e tëra çka ka mbetur nga vetura në vlerë prej 75 mijë eurove që ishte braktisur nga pronari kur motori i saj ishte ndalur në një rrugë të përmbytur- pasi ishte “çmontuar” nga hajdutët.

Vetura e tipit “Audi RS5” ishte lënë në rrugë në Surrey të Britanisë, muajin e kaluar. Në dy javët e fundit është “zhveshur” tërësisht nga disa vandalistë.


Gregg Watkins, i cili e kishte vërejtur Audi-n dy ditë pasi ishte braktisur, ka thënë se është befasuar se sa shpejt ishte copëtuar.

“Kur kalova këtej për herë të parë ajo veturë dukej perfekt, por brenda pak ditëve i janë vjedhur pasqyrat dhe dritat”, ka thënë ai.


“Natyrisht brenda dy javëve, vetura ishte copëtuar dhe tani kanë mbetur vetëm ‘eshtrat’ e saj”.

“Pronari besoj se e ka parë gjendjen e saj dhe ia ka lënë kompanisë së sigurimeve që të merren me këtë punë”.

Fotografitë e veturës së braktisur janë shfaqur në shumë sajte të ndryshme, përfshirë AutoBant dhe Zero2Turbo.

“Nga një veturë mbresëlënëse, ajo është kthyer në asgjë”, ka shkruar një shofer në rrjetin social Twitter, pasi kishte parë fotografinë.

Ndërsa zëdhënësi i policisë të Surreyt ka thënë se nuk ka ndonjë shënim se vetura është vjedhur dhe se janë duke hetuar dëmet kriminale që i janë shkaktuar veturës.

Burimi: Koha.net

No comments :

Post a Comment