facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 February 2014

“Sony” ndalon prodhimin e PC-ve

Kompania e famshme “Sony” ka bërë të ditur planet për ndaljen e prodhimit të kompjuterëve personal, për t`u fokusuar në kamera, telefona të mençur dhe konsolet e lojërave kompjuterike.

Në mesin e të ashtuquajturave ndryshimet “drastike” në industri, firma japoneze ka vendosur që të shkurtoj humbjet në këtë pjesë të biznesit, pas më shumë se 30 vjetëve dhe si pjesë e këtyre planeve, 5 mijë njerëz do të humbin punën, transmeton Koha.net.

“Sony” gjithashtu ka bërë të ditur se do të fokusohet edhe në sektorin e televizorëve, për të sjellë përfitime në shitjen e modeleve të teknologjisë së fundit.

“Pas analizave të shumta dhe ndryshmet drastike në industrinë e kompjuterëve, kompania ka vendosur të ndalë prodhimin e tyre dhe të fokusohet në zhvillimin e telefonave të mençur tabletave, si zgjedhje të mundshme”.

“Por edhe pse kemi dalë nga tregu i PC-ve, konsumatorët e Sony-t do të vazhdojnë të marrin shërbimin më të mirë nga ne”.

No comments :

Post a Comment