facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 February 2014

[VIDEO] James Blunt: Bombardimi i serbëve, dita më e lumtur në jetën time

Këngëtari britanik, James Blunt, ka qenë pjesëmarrës në një emision të ‘Top Gear’, në të cilin ka dhënë një deklaratë që nuk u ka pëlqyer aspak serbëve.
Para se të bëhej i famshëm, 39-vjeçari ka qenë ushtar dhe njëherësh ka shërbyer në Kosovë.
Në emisionin e Jeremy Clarkson ai ka folur rreth sulmeve të NATO-s gjatë vitit 1999 duke folur me krenari për bombardimin e serbëve (“E, pra, ne i bombarduam mirë serbët...”– ishte deklarata e tij).

Ai ka shtuar se dita e bombardimit të Serbisë ishte një nga ditët më të lumtura në jetën e tij, transmeton Klix.ba dhe mediat serbe.

Në internet është publikuar një video me këtë fragment, mirëpo është hequr shumë shpejt.
Ndryshe, më herët Blunt ka deklaruar se kishte arritur të shmangë luftën e tretë botërore kur refuzoi urdhrin e gjeneralit amerikan Wesley Clark që të sulmonte forcat ruse në Aeroportin e Prishtinës. 
Ndiqeni videon këtu:



Burimi: telegrafi

No comments :

Post a Comment