facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 February 2014

Rusët zhvillojnë fast foodin arktik

Shkencëtarët e Qendrës Shkencore ruse për Studimin e Arktikut kanë prezantuar fast foodin (ushqim i shpejtë) arktik të quajtur "Tjura e Jamalit".
Zhvillimi ushqimor në fjalë përbëhet nga dreka që përgatitet shpejt.
Në të përfshihen këto ingrediente: një porcion peksimadhe, e gatuar prej brumi pa maja në bazë të Sphagnum (një lloj myshku nga i cili formohet torfa), një paketë salcë me bazë Cladonia (i quajtur ndryshe myshku i drerit) si dhe bimë të tjera të rajonit të Arktikut.

Para përdorimit dreka duhet të përvëlohet medoemos me ujë të nxehtë dhe të pritet disa minuta deri sa produkti të bëhet i gatshëm për përdorim. Një pjatë e tillë ndihmon për mrekulli për rivendosjen e forcave pas mbingarkesave fizike dhe mendore.

No comments :

Post a Comment