facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

28 February 2014

Liqeni i Bajkalit, liqeni i mistereve

Liqeni i Bajkalit që ndodhet në pjesën jugore të Siberisë Lindore është një nga rezervuarët më të mëdhenj në botë me ujë të ëmbël. Rezervat e këtij liqeni përbëjnë 20% të të gjitha rezervave të ujit të ëmbël në planet.

Ai ekziston tashmë që prej rreth 30 milionë vitesh, dhe pavarësisht nga të gjitha përpjekjet që ndërmarrin shkencëtarët për zbulimin e mistereve të tij, Bajkali pa kurrfarë dëshirë ndan me ta sekretet e veta. 

Në ishullin më të madh të liqenit-Olkhon (me sipërfaqe 730 metra katrorë) u zbulua një vendosje e lashtë gurësh pa kurrfarë materiali bashkues midis tyre. Ky ndërtim me gjatësi prej 300 metrash pret mespërmes kepin që hyn në ujë.

Shkencëtarët mendojnë se ky konstruksion i përket kulturës së moçme të kurikanëve të periudhës së shekujve V-X, por prova të sakta në konfirmim të kësaj hipoteze nuk ka deri tani. Ndoshta ai ka qenë ndonjë objekt i destinacionit kulturor i ndërtuar rreth vendit të shenjtë-në favor të këtij versioni flasin vendvarrimet e lashta të zbuluara prej arkeologëve përtej murit.

Sipas një versioni tjetër këto fortifikime shërbenin për mbrojtjen nga armiqtë: nga ana lindore e murit duken fare qartë gjurmët e hendekut që rrethon rrënojat e një kështjelle tejet të lashtë dhe gurët petashuqë dymetërsh të ngulur vertikalisht në tokë, të cilët ka shumë mundësi të shërbenin për mbrojtjen nga sulmet e armiqve.

Kepi Burhan është kartëvizita e liqenit Bajkal. Pa fotografitë e tij nuk bën dot as edhe një album fotografik. Por kurioziteti kryesor, vendi më interesant i tij, është shkëmbi me dy maja prej gurë mermeri të bardhë i mbuluar i tëri me liken të kuq flakë. Ai quhet shkëmbi-Shaman dhe vlerësohet si një nga 9 shenjtorët e Azisë.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment