facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 March 2014

Mozilla prezanton telefonin inteligjent më të lirë në botë

Kompania Mozilla, e njohur për shfletuesin në internet “Mozilla Firefox” ka prezantuar telefonin inteligjent më të lirë në botë, i cili kushton vetëm 25 dollarë.

Ky telefon inteligjent do të ketë një ekran 3.5 inç me rezolucion 320 x 480 pixelë, Wi-Fi, Bluetooth, Radio FM. Në pjesën e pasme ka një kamera 2 megapixelë, shkruan krokodili.com
Edhe pse nuk ofron shërbimet më të mira, mjeti i ri do të ketë disa aplikacione bazë dhe do të na sigurojë lidhje me internet. Gjithashtu do të mbështesë aplikacionet tradicionale të thirrjeve dhe shfletuesit që vijnë më sistemin operativ Firefox, dhe do të ketë akses në çdo lloj ekosistemi në ueb, përfshi dhe aplikacionet HTML5.

Për prodhimin e këtij telefoni inteligjent Mozilla ka bashkëpunuar me kompaninë elektronike kineze, “Spreadtrum”, e cila njihet për prodhimet me kosto të ulët. Sipas kompanisë ky telefon do të jetë i veçantë në llojin e tij, ndryshe nga telefonat celularë të lirë që shiten më këtë çmim dhe kanë vetëm funksionet bazë.

No comments :

Post a Comment