facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 February 2014

Nis aventura në “Big Brother 7”

Mbrëmjen e së premtes, në ekranin e Top Channel kanë nisur aventurën në “Big Brother”, banorët e rinj të shtëpisë më të vëzhguar. Loja e tyre do të zgjasë plot 100 ditë dhe do të mbajë mbërthyer gjithë shqiptarët.

Një hyrje ndryshe në këtë edicion të shtatë. Tetë djemtë kanë zgjedhur tetë vajza, pa ditur se kush ishin, në bazë të një karakteristike, me të cilën ishte identifikuar secila prej tyre.

Fati i çdo çifti të krijuar do të jetë i lidhur me njëri-tjetrin. Tre vajza hynë vetëm. 19 konkurentët nisën garën, gjatë së cilës çdo ditë do të përballen me sfida të reja.

Mbrëmja e spektaklit do të transmetohet këtë edicion çdo të premte, ora 20:50, në Top Channel. Përmbledhja ditore, nga e hëna në të premte, në orën 16:30, të dielën në 10:00.

Së shpejti, “Fans Club” çdo të shtunë, ora 17:40 dhe për të gjithë ata, që nuk duan të humbasin asgjë: drejtpërdrejt 24 orë në 24, në kanalet e “Digitalb”, Big Brother 1 dhe 2.

Burimi: Femina

No comments :

Post a Comment