facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 February 2014

Refuzon braktisjen e shtëpisë së rrethuar me ujë

Një prindër nuk është duke dëgjuar urdhrat për të braktisur shtëpinë e tij në vlerë prej 1 milionë funteve, të cilin e kishte ndërtuar vetë, pasi ajo është e rrethuar me ujë nga vërshimet e fundit në Somerset Levels të Anglisë.

Uji është dy metra më poshtë murin dhe në rast se thyen bllokadën atëherë çdo gjë do të përmbytej, por anglezi kokëfortë është i mendimit se ka bërë gjitha planet që shtëpia e tij të mos “fundoset”.

Ndërtimtari Sam Notaro, 40, e ka mbajtur shtëpinë e tij të sigurt nga përmbytja duke krijuar murin mbrojtës prej 5 metrave rreth shtëpisë. Ka bërë hidroizolim dhe ka futur sistemin e pompimit.

Ai ka insistuar se gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre janë larguar, por Sam refuzoi të evakuohej përkundër stuhive të vazhdueshme në këtë zonë.

Notaro shpenzoi rreth një milion funte për të ndërtuar shtëpinë e tij katërdhomëshe dhe hyri në të para dy vjet e gjysmë.

Shtëpia gjendet në pikën më të lartë të Moorlandit. Kjo zonë sipas të dhënave kurrë më parë nuk është përmbytur ndërsa Notaro është i vendosur që të vazhdojë të mbajë të pa përmbytur vendin. 

“Ne e kemi blerë pronën para katër vjetësh. Kur e blemë ne ishim të sigurt se ajo nuk do të përmbytej”.

No comments :

Post a Comment