facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 March 2014

10 URL të rëndësishme që duhet të njihen nga çdo përdorues i Google

Në qoftë se jeni një përdorues i vazhdueshëm i produkteve të Google atëherë është e rëndësishme që të jeni në dijeni të të dhënave që mbledh Google dhe mënyrës sesi mund t’i kontrolloni ato. Për këtë arsye po paraqesim më poshtë një listë me 10 URL të rëndësishme, e cila është përpiluar nga Digital Inspiration.

https://accounts.google.com/SignUpWithoutGmail – Në vend që të krijoni një adresë tjetër Gmail mund të krijoni një llogari në Google duke përdorur adresën aktuale të e-mail-it.

https://www.google.com/ads/preferences – Shihni dhe editoni profilin tuaj në sistemin e Google pasi të dhënat e regjistruara aty lidhen me reklamat (mund të përzgjidhni reklamat që doni të shihni bazuar në interesat tuaja).

https://www.google.com/takeout –  Përdorni këtë link për të eksportuar të gjitha të dhënat e përfshira në ekosistemin e Google, përfshirë këtu e-mail-et, fotot apo videot e YouTube.

https://support.google.com/legal – Kjo URL do t’ju ndihmojë të raportoni pakënaqësitë që keni në ato raste kur përmbajtjet tuaja përdoren pa leje në uebfaqet e Google.

https://maps.google.com/locationhistory – Në këtë link mund të gjeni historikun e vendndodhjes tuaj në rast se jeni përdorues i një smartfoni Android ose aplikacionit Google Now për platformën iOS.

https://history.google.com/ – Në këtë link mund të gjeni gjithë historikun e kërkimeve tuaja.

https://www.google.com/settings/account/inactive – Në qoftë se dispononi ndonjë llogari Gmail që nuk e keni përdorur prej kohësh, atëherë përdoreni këtë link për t’u siguruar që Google nuk e fshin atë për shkak se ka kaluar një kohë shumë e gjatë në gjendje joaktive.

https://security.google.com/settings/security/activity – Në qoftë se mendoni se një person i paautorizuar ka fituar akses ndaj llogarisë tuaj atëherë ky është hapi i parë.

https://security.google.com/settings/security/permissions – Këtu mund të gjeni një listë të plotë të gjithë aplikacioneve ueb, desktop dhe mobile që mund të aksesojnë të dhënat tuaja.

https://admin.google.com/YOURDOMAIN/VerifyAdminAccountPasswordReset – Nëpërmjet këtij linku mund të ndryshoni fjalëkalimin e Google Apps në rast se llogaria juaj hakohet (zëvendësoni “YOURDOMAIN” me URL-në tuaj, përfshirë këtu edhe domain-in e nivelit të lartë). (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment