facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 March 2014

Cila është kompania tjetër përveç NSA-së që po vëzhgon të dhënat në celular

Një tjetër agjenci kryesore federale po u kërkon kompanive telefonike në SHBA të mbledhin dhe të ruajnë informacione personale mbi klientët e tyre. agjencia po u kërkon kompanive të firmosin edhe raporte lidhur me këtë aktivitet për qeverinë.
Të dhënat e ruajtura përfshijnë ‘metadata’ (të dhëna mbi të dhënat) si numrat personalë të telefonit, oraret e telefonatave si dhe të dhëna për vendndodhjen. Dhe kjo agjenci nuk është NSA-ja që kemi dëgjuar muajt e fundit.

Bëhet fjalë për Federal Communications Commission (FCC) e cila aktualisht u kërkon këto të dhëna vetëm kompanive që kanë mbi 100 000 abonentë vendorë. Ata duhet të gjenerojne raporte lidhur me telefonatat që bëjnë klientët e tyre për në zonat rurale. E gjithë kjo është pjesë e një përpjekjeje për zgjidhur një problem të quajtur ‘përfundimi i telefonatave rurale’, në të cilën, telefonatat për në zonat e largëta të vendit ndërpriten ose nuk arrijnë kurrë në destinacion.

Edhe pse telefonatat për në zonat rurale përbëjnë nën 10% të gjithë telefonatave kombëtare në SHBA, të bësh një telefonatë të tillë mund të jetë e vështirë në shumë raste. Klientët kane raportuar se nuk dëgjojnë asgjë pasi i bien numrit apo se zilja bie pa pushim, ndërkohë që marrësi nuk e kupton që po i telefonon dikush. Gjithshtu merrën edhe sinjale sikur telefoni është i zënë ndërkohë që një gjë e tillë nuk ndodh realisht.

Të gjitha këto ndodhin për shkak se kompanitë telefonike rurale lejohen të tarifojnë më shtrenjtë kompanitë e tjera në zonat me dendësi më të lartë të popullsisë për të kryer telefonatat në distancë. Si rezultat i kësaj, disa kompani punojnë me ndërmjetës që i ndihmojnë të reduktojnë kostos dhe të kryejnë telefonatat me çmimet më të ulta të mundshme.

Duke u kërkuar kompanive të dërgojnë raportime lidhur me telefonatat rurale, FCC-ja mendon se mund të gjejë një zgjidhje për këtë problem që shumë njerëz e quajnë të papranueshëm. Për një person, kërkesa e FCC-së mund të ngatërrohet me diçka tjetër, siç mund të jetë mendimi se bëhet fjalë për një ndërhyrje të qeverisë në telefonata apo përgjim. Në fakt, çështja është më e thjeshtë se kaq: një proces që do t’u vijë në ndihmë të gjithëve për të përmirësuar një aspekt të rëndësishëm që po dëmton sot SHBA-në.

Në ndryshim nga NSA-ja, ky proces ka disa ndryshime: së pari, koha është më e shkurtër. Bëhet fjalë për regjistrim të dhënash deri në 6 muaj. Nga ana tjetër, FCC-ja nuk ka akses në historikun individual të telefonatave. Të dhënat vijnë në formë statistikore të përgjithshme: numri i telefonatave që kanë marrë përgjigjje, numri i atyre që nuk janë përfunduar etj. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment