facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 March 2014

7 ushqime që luftojnë plakjen

Koha kalon shumë shpejt dhe bashkë me të ne rritemi. Por rritja, për disa persona që kanë një farë moshe do të thotë plakje. Në fakt, pothuaj askush nuk do të plaket dhe nuk pëlqen të ketë shenja në fytyrë. Për të ndihmuar sado pak largimin e plakjes dhe “zgjatjen” e rinisë, nuk duhet ndonjë strategji shumë e komplikuar.
Mjafton konsumi i disa ushqimeve, të cilët janë “miq” me organizmin dhe japin efekte pozitive në lëkurë.

Ja se cilët janë ata:

Çaji jeshil- Kjo pije ul rrezikun e vdekjes me 26% për të gjithë ata të cilët konsumojnë disa filxhanë në ditë. Është i pasur me vitamina C, K dhe grupin e vitaminave B.

Rrushi pa fara- U pëlqen të gjithëve mbi të gjitha dhe kanë aftësinë e rritjes së rezistencës së kapilarëve, duke qenë se janë të pasur me vitaminën C dhe antioksidantë.

Cranberries- Frut i cili është shumë i pasur me antioksidantë dhe kanë ndikim të madh kundër plakjes për shkak të veprimit të menjëhershëm në qelizat e organeve. Ndihmojnë kundër sëmundjeve të rënda si kanceri e diabeti, duke reduktuar rrezikun e vdekjes deri në 30%.

Frutat e thata- Këto këshillohen së tepërmi për të gjithë ata që duan të bënë një dietë të shëndetshme. Disa kokrra në ditë ndihmojnë në jetëgjatësi pasi zvogëlojnë mundësitë e prekjes nga kanceri. Vera e kuqe- Një gotë në ditë përmirëson cilësinë e gjakut. Është një aleate e mirë kundër sëmundjeve të zemrës.

Salmoni- Është i pasur me omega 3 dhe acide yndyrore, të cilët luftojnë plakjen. Ndikimi i tyre është i drejtpërdrejtë në qeliza duke i mbajtur në jetë dhe duke mos i lejuar të plaken e të dalin jashtë funksionit. Drithëra integrale- Buka, makaronat apo ushqimet e tjera me bazë drithërash janë të këshillueshëm kundër plakjes. Japin energji trupit dhe largojnë stresin

No comments :

Post a Comment