facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 March 2014

Telefoni i ri në Android sjell kamerën me 50 mega-piksel

Një model i ri i telefonit Android me sa duket do ta mundë çdo pajisje tjetër konkurruese, të paktën sa i përket performancës së kamerës, dhe numrit të mega-pikselëve.
Një pamje e cila ka rrjedh së fundmi në internet shfaq modelin e ri të telefonit të Oppo, Find 7 i cili thuhet se do të vijë me kamerën prej 50 mega-pikselëve, llojin e kamerës që nuk është parë zakonisht në ndonjë telefon mobil.
Fotografia e zbuluar nga rrjeti social kinez Weibo thotë se modeli i ri i telefonit të Oppo-së do të sjell rezolucionin prej 8160 x 6120 pikselëve, raporton GSM Arena.
Përveç kamerës së fuqishme, Oppo Find 7 thuhet se do të sjell edhe procesorin e Qualcomm Snadragon 801 dhe dy versione të ekranit, duke përfshirë një model me ekranin prej 5.5-inç dhe rezolucionin me 2560 x 1440 piksel, si dhe modelin tjetër me 5.0-inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve.

Deri më tani, vetëm Nokia ka qenë i vetmi prodhues i telefonave i cili ka vendosur kamera me shumë megapiksel në telefonat e saj, duke përfshirë atë në modelin PureView 808 dhe Nokia Lumia 1020, të dy me kamerat me 41 mega-piksel. Ndërkohë, modelet e reja të telefonave Android të lëshuar gjatë këtij viti – Xperia Z2 dhe Galaxy S5 kanë sjell kamerat e fuqishme me 20,7 dhe 16 mega-piksel, respektivisht.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment