facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

29 March 2014

A po i bën budallenjë Mickey Mouse fëmijët tuaj?

Shumë prindër supozojnë se filmat e animuar dhe librat për fëmijë janë argëtues dhe të padëmshëm për fëmijët e tyre. Por psikologët thonë se filmat vizatimor si Mickey Mouse, Winnie Pooh dhe arusha Rupert mund të jenë të dëmshëm për mësimin e fëmijëve, sepse kafshët nuk flasin apo nuk veshin rroba të njeriut në jetën e vërtetë.

Studimi sugjeron që librat, në veçanti, ato të cilat i paraqesin kafshët me karakteristika të njeriut, i bëjnë fëmijët që të mësojnë gjëra më pak faktike. Por, nga Mbreti Luan e deri tek Tomi dhe Jerry, studimi do ti zemërojë prindërit që i kanë rritur fëmijët e tyre me këto histori apo u kanë lexuar fëmijëve të tyre këto histori.

Hulumtuesit nga Departamenti i Universitetit të Psikologjisë në Toronto thanë se fëmijët kanë nevojë të lexojnë më shumë libra faktik në lidhje me botën natyrore. Leximi i librave që tregojnë se kafshët flasin ose veshin rroba i bëjnë fëmijët të mendojnë se kafshët janë të tilla në jetën e vërtetë, pohon profesoresha e psikologjisë Patricia Ganea.

Kjo ndikon në aftësinë e fëmijës për të mësuar faktet reale në përgjithësi dhe në njohuritë e tyre për kafshët dhe botën natyrore, shtoi ajo. Hulumtuesit kryen teste në fëmijët e moshave mes tri dhe pesë vjet, të cilët lexonin libra faktik dhe të tjerët që lexonin libra jo faktik apo libra për kafshët me karakteristika si të njeriut – të njohur si antropomorfizmi – të tjerëve.
Ata pastaj testuan njohuritë e tyre mbi kafshët e egra dhe ata që kishin dëgjuar tregime në lidhje me kafshët që flasin ishin më të prirur të mendojnë se kafshët vërtetë mund të flasin, thanë psikologët.

No comments :

Post a Comment