facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 March 2014

Burri mbyll bashkëshorten se ja shau nënën

Një njeri e ka pranuar se e ka mbyllur gruan e tij në kasollen e kopshtit të tyre, sepse ajo e ka ofenduar nënën e tij të vdekur.
Gjykata këtë javë dëgjoi se Beverley Salmon këndoi ‘ding dong, shtriga ka vdekur’, pasi nëna e burrit të saj vdiq muajin e kaluar.

Andrew Salmon ka reaguar duke i paketuar gjërat e gruas së tij dhe ia ka ndaluar që të hyjë përsëri në shtëpinë e tyre në Cornwall të Britanisë së Madhe.
“Ajo me të vërtetë kurrë nuk shkonte mirë me nënën time apo ndonjë nga të afërmit e mi dhe kur nëna ime vdiq ajo ishte e tmerrshme dhe nuk më ofroi asnjë mbështetje – ajo ishte tejet mospërfillëse”, shpjegoi Salmon.

Pasi është mbyllur jashtë shtëpisë nga burri i saj 42 vjeçar, zonja Salmon i kërkoi atij që të kthehet përsëri brenda në shtëpi, transmeton gazeta “West Briton”.
Ajo ka tentuar që të kthehet brenda në shtëpi, por burri i saj Salmon ka reaguar duke e përplasur atë në krevat – pastaj ai ia zuri frymën e saj me duar, dhe ia shqeu këmishën e saj duke ia ndrydhur gjoksin e saj.

I pandehuri, i cili nuk ka dënime penale, tha se dyshonte që gruaja e tij kishte një lidhje tjetër dhe e akuzoi atë se nuk ishte mjaft mbështetëse mbi vdekjen e nënës së tij.
Salmon u deklarua fajtor për sulm ndaj gruas së tij dhe ai pritet të dënohet muajin e ardhshëm.

Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment