facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 March 2014

WeChat arrin në 355 milionë përdorues

Gjatë kësaj jave është thënë se WhatsApp, shërbimi i mesazheve sociale i cili së fundmi është blerë nga Facebook për 19 miliardë dollarë ka arritur në 450 milionë përdorues aktiv mujor.

Ndërsa në periudhën e njëjtë është thënë gjithashtu se rivali kryesor i kompanisë së blerë nga Facebook, WeChat ka arritur në 355 milionë përdorues aktiv mujor, dhe se i njëjti është vënë pas përdoruesve të WhatsApp, shërbimit më të madh global për dërgimin e mesazheve.

Të dhënat janë publikuar nga Tencent, kompania e cila e ka në pronësi shërbimin dhe aplikacionin WeChat, e cila ka thënë se të dhënat e kombinuara për WeChat dhe versionin kinez të aplikacionit Weixin tejkalojnë shifrën prej 355 milionë përdoruesve aktiv mujor për vitin 2013, që njëkohësisht paraqet 6 për qind rritje për tremujorin e fundit të vitit.
Në raport thuhet se shumica e bazës së përdoruesve janë në Kinë, pa dhënë detaje për përdoruesit e tjerë nga vendet tjera të botës.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment