facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

02 March 2014

“Chameleon”, virusi që përhapet nga wireless

Një grup shkencëtarësh britanikë kanë punuar dhe krijuar virusin e parë kompjuterik që mund të përhapet si një virus i vërtetë. Me emrin "Chameleon", ky virus mund të përhapet në zona të populluara me wireless, duke kaluar nga njëri rrjet në tjetrin nëpërmjet pikave të aksesit, e më shpejt akoma në kompjuterë në rrjet në një shtëpi apo në biznese.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ky virus mund të shmangë zbulimin dhe identifikon pikat e dobëta e pa mbrojtje të rrjeteve wireless, edhe pse mund të jenë të enkriptuara me kode.

"Lidhjet wireless janë një target gjithnjë e në rritje për hakerat për shkak të dokumentimit të mirë të cënueshmërisë së sigurisë, gjë që e bën më të vështirë zbulimin dhe mbrojtjen ndaj tyre. Ishte supozuar se nuk ishte e mundur të zhvillohej një virus që mund të sulmonte rrjetet wireless, por puna jonë kërkimore rezultoi se kjo ishte e mundur dhe këto viruse mund të përhapen shpejt.

Tani ne jemi të aftë të përdorim të dhënat e gjeneruara nga ky studim për të zhvilluar një teknikë të re për të identifikuar një sulm të tillë" ka deklaruar Alan Marshall, një profesor i sigurisë së rrjeteve në Universitetin e Liverpolit.

Grupi i punës stimuloi një sulm në laboratorët në Belfast dhe në Londër dhe zbuloi se Chameleon funksionon si një virus që transmetohet nëpërmjet ajrit, vetëm se ky përdor pikat e hyrjes së rrjeteve wireless.

Virusi është i aftë të qëndrojë i fshehur sepse antiviruset deri tani kërkojnë për viruse vetëm në internet dhe në kompjuterë, por jo në rrjet, si Chameleon. Transmetimi i virusit realizohet edhe nëpërmjet rrjeteve të mbrojtura me kode dhe synon më shumë ato të pambrojturat në rrjetet publike wireless.

Ajo që bën virusi nuk ka ndikim në funksionalitetin e rrjetit wireless, por virusi mbledh të dhënat e përdoruesve që janë lidhur me atë rrjet. Normalisht që pas mbledhjes së informacionit në një rrjet, virusi shkon në një rrjet tjetër nëpërmjet kompjuterëve dhe fillon sërish punën me kompjuterët e rrjetit të ri.

Lajmi i mirë është që virusi mund të parandalohet nga rrjetet e sigurta dhe mbrojtja që ka përdoruesi në kompjuterin e tij. Mbrojtja në rrjete që janë publike e pa kod është shumë më e vështirë, por jo e pamundur. Siguria është gjithmonë në plan të parë. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment