facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 March 2014

“Flappy Bird” do të kthehet në marketet online

Me sa duket, loja “Flappy Bird” do të kthehet sërish në marketet e smartfonëve. Sipas një bisede në Twitter, krijuesi i saj, Dong Nguyen, u pyet nëse planifikon që ta risjellë lojën “Flappy Bird” në “App Store”, ndërkaq ai u përgjigj: “Po, por jo shumë shpejtë”.

Ndryshimi i vendimit të Nguyen vjen pas një interviste në “Rolling Stone” gjatë këtij muaji, kur ai paralajmëroi se “Flappy Bird” mund të kthehet. Muajin e kaluar, Nguyen befasoi të gjithë lojtarët kur vendosi që ta hiqte nga marktetet online lojën e famshme në pikën e popullaritetit të saj, duke thënë se njerëzit janë bërë shumë të varur pas saj.

“Flappy Bird ka efekte të papritura”, pati thënë Nguyen në një intervistë dhënë USA TODAY pas heqjes së lojës nga marketet. “Shkakton varësi tek njerëzit. Këtë problem nuk e kam paraparë… dhe më duhet ta largojë atë”.

“Flappy Bird” pushtoi botën në fillim të këtij viti, duke u bërë loja më e shkarkuar në marketet e Apple-s dhe Google-s, duke ngritur dyshimet nëse Nguyen kishte ndikuar artificialisht në këtë renditje. Por Nguyen mohon të ketë ndikuar në këtë drejtim.

Gjatë intervistës së fundit dhënë revistës “Rolling Stone”, Nguyen ka thënë se është duke punuar në tri lojëra të reja.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment