25 March 2014

Fotoaparati që ishte në Hënë shitet për 550 mijë euro

I vetmi fotoaparat e agjencisë amerikane të gjithësisë NASA, të cilin astronautët e misionit Apolo e kthyen në Tokë pas qëndrimit në Hënë, është shitur në një aksion në Vjenë për 550 mijë euro. Fotoaparati i argjendtë, i cili mund të përforcohej në pjesën e përparme të rrobave të astronautëve, fillimisht ishte vlerësuar me 200 mijë euro.

Aparati “Hasselblad Lunar Module Pilot Camera” i takonte astronautit James Irwinit, i cili kishte bërë 299 fotografi gjatë misionit Apolo 15, në verën e vitit 1971.
NASA gjatë misionit Apolo 11 deri 17 në mes të viteve 1969 dhe 1972 ka dërguar në Hënë 14 fotoaparate, por vetëm një është ther në Tokë.

No comments :

Post a Comment