facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

04 March 2014

Ilaçe natyrale kundër kollitjes

Nëse nuk ju ka sulmuar kollitja gjatë këtij dimri, mund ta konsideroni veten si fatlumë, por për ata me më pak fat ekzistojnë ilaçe që lehtësojnë problemet, por pse të mos i provoni edhe preparatet natyrale?
 Çaji i jamballit
Përveç efekteve të tjera pozitive, jamballi e qetëson mukozën dhe ka traditë të gjatë në shërimin e kollitjes dhe astmës. Çajin mund ta përgatitni nga vetë jamballi, ose pak nga kjo bimë ta shtoni në ndonjë çaj tjetër bimësh. Duhet të keni kujdes dhe të mos e teproni me pirje të çajit, sepse mund të paraqiten shtypja e lartë e gjakut, letargjia dhe dhimbjet e kokës.
Hurmat
I përzini gjysmë kilogrami hurma, gjysmë kilogrami fiq dhe 30 gramë sherbelë me 4.5 litra ujë të distiluar. Këta përbërës i zini për gjysmë ore, i filtroni dhe bëni një shurup prej 1.1 litrash. Konsumoni sipas nevojës!

Patatja
Nëse keni kollë të tharë, i zini lëvoret e patateve dhe i ëmbëltoni. E konsumoni nga një lugë disa herë në ditë.


Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment