facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

24 March 2014

LG lançon Llambën e Mençur që mund të lidhet me Android

Nuk e dimë se si do të reagonte Thomas Edisoni kur do ta kuptonte që llamba i shpikur nga ai në vitin 1879 pas 135 viteve do të mund të kontrollohej nga larg duke përdorur një pajisje me Android dhe iOS.

Kompania koreano-jugore LG ka lajmëruar llambën e saj të parë të mençur të quajtur LG Smart Lamp që është një përmirësim i llambave të tanishme elektrikë.
Përveç që ofron dritë, mund të kontrollohet duke përdorur një smartfon përgjatë Bluetooth-it ose Wi-Fi. Një aplikacion shoqërues në pajisje iu mundëson përdoruesve që të kontrollojnë disa aspekte të llambës  elektrike si ulja e ndriçimit apo fikja dhe ndezja e saj. Janë disa forma të pranishme si Forma e Sigurisë dhe Forma Argëtimit.

Forma e Sigurisë iu mundëson përdoruesve që ta ndezin dritën apo ta ndalin atë në një kohë të caktuar edhe kur dikush nuk ndodhet përreth. Në Formën e Argëtimit, drita do të ndryshojë automatikisht ndriçimin e vet sipas muzikës që është duke u lëshuar. Nëse muzika është me një ritëm të shpejt, atëherë pritni që drita të ndizet me një ritëm të shpejt dukeie ngjasuar një atmosferë gostie. Fatkeqësisht, Forma për Argëtim për momentin është në dispozicion vetëm për pajisjet me Android.

Llamba e Mençur po ashtu mund t’i njoftojë konsumatorët kurdo që një thirrje pranohet nga smartfoni i lidhur. Kjo është e dobishme kur telefoni vendoset brenda një çante e cila është diku larg dhe nuk shihet.

Sapo  të bëhet thirrja telefonike,llamba do të vezullojë duke ia bërë me dije konsumatorit që ka arritur një thirrje telefonike. Sipas kompanisë LG t, Llamba e Mençur është për 80 për qind më efikase në shfrytëzimin e energjisë se sa llambat standardë inkadashente. Kjo është për shkak të teknologjisë LED që ia mundëson  të ofrojë më tepër sasie të dritës në njësi të kohës me kërkesa të pakta për energji elektrike.

Ajo po ashtu pritet të zgjas për 10 vite nëse përdoret 5 orë çdo ditë. Për momentin e ka çmimin rreth 35 dollarë dhe është në dispozicion në Korenë Jugore. Ende nuk ka informacione se kur kjo llambë e mençur do të jetë në dispozicion në tregun ndërkombëtar. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment