facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

31 March 2014

Mesazhe edhe pa internet !

Ka kaluar shumë kohë që nga momenti që celularët ishin të padobishëm kur nuk kishte valë. Nuk kishte mënyrë tjetër për të komunikuar. Por kjo ka ndryshuar këto vitet e fundit.
Nëpërmjet internetit, mund të bëjmë telefonata me video ose mund të dërgojmë mesazhe me tekst apo mesazhe elektronike. Komunikimi tani nuk varet vetëm nga rrjeti i celularëve.

FireChat është aplikacioni i vetëm mobil i cili mund të përdoret pa rrjet të telefonisë mobile. FireChat ka përfituar nga funksioni i ri të cilin Apple e ka prezantuar në versionin e fundit të sistemit operativ iOS7, dhe i cili njihet si “Multipeer Connectivity”, transmeton BW.

Ky funksion u mundëson përdoruesve të lidhen me njëri tjetrin duke përdorur Bluetooth apo Wi-Fi, si alternativë për internetin. Përmes aplikacionit përdoruesit mund të shpërndajnë edhe foto dhe të bashkëbisedojnë në grup.
Nuk harxhon shumë bateri dhe nuk ka nevojë për t’u regjistruar apo për të mbajtur mend fjalëkalime. FireChat për iOS mund të shkarkohet falas në App Store.

Burimi: RTV21

No comments :

Post a Comment