facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 March 2014

Një asteroid pritet sonte t’i afrohet Tokës

Muajin e kaluar mijëra njerëz pritën shfaqjen e një asteroidi deri në orët e para të mëngjesit, i cili ngjalli popullaritet mjaft të madh.

Sot në mbrëmje pritet të shfaqet një asteroid me madhësi sa tre autobusë dykatësh dhe me shpejtësi prej 33 mijë kilometrash në orë. 

Ky asteroid do t’i afrohet më shumë Tokës sesa Hëna. 

Shkencëtarët thonë se, shfaqja e këtij asteroid do t’i shmanget përplasjes me Tokën, por do të ofrojë pamje të mahnitshme për gjithë ata që janë të pajisur me teleskopë.

Gjithashtu, pamjet e paraqitjes së tij do të mund të ndiqen edhe përmes një videoje që do të shfaqet “live” në faqet e internetit. 

Muajin e kaluar mijëra njerëz pritën shfaqjen e një asteroidi deri në orët e para të mëngjesit, i cili ngjalli popullaritet mjaft të madh.

“Në një nivel të përshtatshëm mes qiellit dhe planetit Tokë pritet paraqitja e një asteroid të pazbuluar, i cili do të ndeshet me rruzullin tokësor, i cili mund të shkaktojë dëme. 

Çdo shekull po përplasen asteroide të tilla, që fatmirësisht po bien në oqean apo shkretëtira, siç është Antarktida”, deklaroi astronomi amerikan Bob Berman.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment