facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

06 March 2014

[VIDEO] A ju dëmtohen sytë nëse qëndroni shumë afër ekraneve elektronike

E mbani mend kur keni qenë të vegjël dhe prindërit ju thoshin të mos qëndronit shumë afër televizorit, sepse ndryshe ju dëmtoheshin sytë? Mesa duket, ky mit nuk është plotësisht i vërtetë.
Pak histori:

Kjo teori filloi të përhapej në vitet ’60 për shkak të një televizori defektoz GE. Sipas Dnews, ky televizor emetonte më tepër rrezë X sesa duhej për shkak të një gabimi që u gjet më vonë në prodhimin e tij. Kompania e rregulloi shumë shpejt, por kjo teori u përhap dhe vazhdoi të ekzistonte edhe për shumë vitet në vijim.

Të shikosh ekranet për një kohë shumë të gjatë do t’ju shkaktojë patjetër lodhje të syve, por nuk do t’i dëmtojë ata përgjithmonë. Ky është studimi që vjen nga Spitali i Fëmijëve në Los Anxhelos. Me pak fjalë, këshilla që do t’ju jepnim do të ishte kjo: Mos iu afroni shumë ekraneve dhe për çdo 20 minuta punë që bëni në kompjuter apo që shihni ekranin, shikoni për minimalisht 20 sekonda diçka që është 6 metra larg.

Do të vëreni se sytë nuk do t’i ndjeni shumë të lodhur. Gjithashtu këshillohet që të qëndroni rregullisht jashtë në natyrë për të çlodhur sytë. Fëmijet që luajnë më tepër në natyrë kanë më pak shanse për të pasur miopi.

E vërteta është se prindërit, të cilët shihnin fëmijet e tyre të qëndronin afër ekranve dhe më pas të kishin nevojë për syze, arrinin në përfundimin se ishin këto pajisje ato që ua kishin shkaktuar dëmtimin e syve. Në fakt, një mundësi e madhe mund të jetë se fëmija ka pasur nevojë për syze që në fillim dhe kjo ka qenë arsyeja pse donte të qëndronte afër ekranit. 

Ndiqni videon për më tepër:




Burimi: PCWorld Albanian


No comments :

Post a Comment