facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

20 March 2014

Nuk përqendroheni dot? Ja 8 ushqimet që ju ndihmojnë

Na ndodh shpesh që të jemi të shpërqendruar dhe nuk “mblidhemi” dot për të punuar apo për të studiuar. Ushqimi ka një ndikim shumë të madh në mënyrën se si ndihemi dhe se si mendojmë. Por jo të gjitha ushqimet që ne konsumojnë gjatë ditës na bën mirë në për përqendrimin tonë.
Ja se cilat janë disa nga ushqimet që duhet të konsumoni në rast se keni nevojë që përqendrimi juaj të rritet:

1-Pula: Lëngu i shijshëm i pulës është në të vërtetë shumë i mirë për trurin tuaj, pasi hekuri nuk është i nevojshëm vetëm për energjinë trupore, por edhe për atë mendore. Studimet tregojnë se gratë që konsumojnë ushqime të pasura me hekur, kanë më shumë energji dhe mbajnë mend më shumë, ndërsa shkencëtarët këtë e lidhin me rritjen e konsumit të hekurit. Nëse për drekë keni ngrënë mish pule, truri juaj do të funksionojë në mënyrë të përkryer.

2-Vezët: Mos e anashkaloni të verdhën e vezës, sepse ajo është e pasur me luteinë, një antioksidant i fortë që ndikon në përforcimin e shikimit. Megjithatë, niveli i ulët i antioksidantëve në trup mund të çojë në dobësimin e kujtesës dhe përqendrimit, prandaj duhet ngrënë e gjithë veza, në qoftë se doni që truri juaj të punojë më mirë. Gjithashtu, dy vezë përmbajnë 250 mg holinë, e cila i përket grupit të vitaminave B dhe është shumë e mirë për trurin.

3-Çaj mente: Aroma e fortë e mentës mund t’ju zgjojë dhe të qartësojë mendjen tuaj. Studimi i vitit 2011, i cili hulumtoi njerëzit të cilët luajnë lojëra, tregoi se pjesëmarrësit që kishin pirë këtë çaj, kishin performancë më të mirë sesa ata që nuk e kishin përdorur çajin e mentës. Gjithashtu, pjesëmarrësit që kishin thithur aromën e mentës, e kishin më të lehtë për të mbaruar të gjitha detyrat që i kishin vënë vetes. Pra, nëse doni të qartësoni mendjen tuaj në orët e pasdites, mund të zgjidhni një filxhan me këtë pije aromatike, në vend të kafesë.

4-Panxhari: Lëngu i panxharit ndihmon atletët që të ruajnë fuqinë më gjatë, dhe disa studime tregojnë se mund ndikojë edhe në reduktimin e demencës. Lëngu i panxharit përmban nitrat, një substancë që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut. Mjekët thonë se kjo mund të përmirësojë përqendrimin, vëmendjen dhe fokusimin.

5-Kikirikët: Janë ushqim i përsosur, në qoftë se doni të largoni urinë, e cila iu shmang nga përqendrimi. Disa studime tregojnë se konsumimi i kikirikëve ose gjalpit të tyre, mund të zvogëlojë dëshirën për të ngrënë deri në tetë orë. Kikirikët reduktojnë sheqerin dhe nxitin sekretimin e hormoneve që reduktojnë urinë.

6-Frutat e thata: Një studim japonez ka dëshmuar se njerëzit që hanë fruta të thata kanë më shumë aktivitet në pjesën e trurit që është përgjegjës për kujtesën e punës.

7-Sherbela: Kjo bimë është ushqimi më i duhur për trurin. Studimi i bërë së fundmi, ka trajtuar pikërisht ndikimin e sherbelës në tru. Pjesëmarrësit që morën vaj të sherbelës si një shtesë ushqimore, i mbaruan detyrat mendore (jo fizike) brenda një ore. Katër orë më vonë ata ende ndjeheshin më pak të lodhur mendërisht, sesa personat që nuk kishin përdorur sherbela.

8-Avokado: Në Mbretërinë e Bashkuar, në një studim të vitit 2012, pjesëmarrësve iu dha që të konsumonin pije që përmbanin 16 g yndyrë. Vetëm 15 minuta më pas këta njerëz dhanë rezultate shumë më të mira në testet e kujtesës për imazhet dhe fjalët. Yndyrat që gjenden në avokado janë shumë të mira për humbje peshe, si dhe ushqejnë trurin.

No comments :

Post a Comment