facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

18 March 2014

Sabrina në NYC Fashion Week (Foto)

Vazhdojnë edhe më tutje sukseset e modeleve të Agjencisë më të madhe shqiptare të modës, Gecjan Fashion Group. Këtë herë, është modelja Sabrina Perlleshi ajo që ka shkëlqyer me pjesëmarrjen e saj në pasarelat e famshme të modës botërore.

Ajo pasi ka filluar suksesshëm karrierën në Kosovë, me Gecjan Fashion Group, ka vazhduar realizimin e ëndrrës së saj, duke sfiluar në javën e modës në New York, “New York City Fashion Week 2014” dhe pastaj në “Mercedes-Benz Fashion Week NYC 2014”.

Java e modës në New York është një nga evenimentet më të mëdha të modës në këtë vend dhe më gjerë, prandaj pjesëmarrja në këtë eveniment mund të konsiderohet si një ngjarje madhështore për secilën modele, pasi kjo eksperiencë hapë rrugë për të prekur majat e suksesit në botën e modës.

Ishte producenti i Gecjan Fashion Group, Ilir Geci ai që zbuloj talentin e modeles Sabrina Perlleshi duke i dhënë asaj mundësinë që të filloj karrierën, duke realizuar fillimisht një set fotografik, me fotografin e famshëm shqiptar, Avni Selmani, i cili njëherësh është edhe fotograf zyrtar i GFG.

Më pas, Sabrina, pati mundësinë që të marr pjesë në Miss Univers Kosova, ku u vlerësuar me çmimin “Fotomodelja më e Mirë”.

Fotografi me famë botërore, Fadil Berisha, i cili ishte edhe anëtar i jurisë në Miss Univers Kosova, vendosi që t’i realizoj Sabrinës edhe një set tjetër fotografik në studion e tij.

Ishin këta dy fotograf të famshëm që me fotot e realizuara i hapën rrugë Sabrinës për të marrë pjesë në evenimentet më prestigjioze të botës së modës. Sabrina tashmë është kontaktuar edhe nga shumë dizajner e shtëpi të modës, të interesuar për ta pasur atë si imazh të prezantimit të kreacioneve të tyre.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment