facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 March 2014

Sekreti për duar rinore dhe të bukura

Mos neglizhoni me kujdesin ndaj duarve tuaja.
Ju shpenzoni pafund para dhe kohë për kujdesin ndaj lëkurës së fytyrës, por harroni që edhe duart janë një pjesë e dukshme. Dekolorimi, thatësia dhe rrudhat mund t’i tregojnë duart tuaja të plakura, por janë disa metoda të cilat duhett’i provoni për të stopuar këtë proces.
1.Përdorni dorashka
Vishni dorashka kur jeni jashtë, veçanërisht për periudha të gjata si p.sh kur luani golf ose kur merreni me kopshtari – për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve UV të cilat mund të shkaktojnë rrudha,njolla dhe kancer të lëkurës. Vishni doreza plastike deri tek bërrylat kur ju duhet të mbani duart në ujë.
2.Përdorni pa kursim kremin për mbrojtjen nga dielli
Çdo ditë! Edhe nëse ju jeni brenda, ju prapë mund të jeni të ekspozuara përmes dritareve. Në të vërtetë, dritaret e makinave lejojnë më shumë se 60% të depërtimit të rrezeve ultraviolet.
3.Trajtoni pikat e errëta
Keni pika me ngjyrëkafe të errët? Ato janë pasojë e dëmtimit të rrezeve UV. Provoni një krem zbardhues OTC. Nëse nuk funksionon, dermatologu juaj mund t’ju rekomandojë një version më të fortë ose një trajtim me lazer.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment