facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 March 2014

Ushqime të mira për trurin tuaj

Konsumimi i dredhëzave veç që ju kënaq shijen tuaj, po ashtu është i dobishëm edhe për të ndihmuar trurin të funksionojë më mirë.

Ju ka ndodhur që ndonjëherë të jeni në mes të një mendimi dhe befasisht harroni se për çfarë jeni duke menduar? Ose ndoshta shpesh e humbni përqendrimin gjatë orëve të vona të pasdites?

Ndoshta në këtë mënyrë truri juaj mundohet t’u tregojë diçka! Truri, si edhe pjesa tjetër e organizmit, ka nevojë për karburant për të funksionuar.

Kjo mund të jetë për arsye se truri nuk është në gjendje të krijojë depo të glukozës, dhe kërkon që ju vazhdimisht ta furnizoni me glukozë.

Për të ndihmuar trurin tuaj të funksionojë më mirë, është e rëndësishme të përfshini disa ushqime të caktuara në dietën tuaj.

Fillimisht është vaji i peshkut, i cili është i pasur ma acide yndyrore omega-3 të cilat janë të dëshmuara se riparojnë trurin dhe mundësojnë qelizat nervore të funksionojnë më mirë.

Po ashtu, për të përmirësuar problemet e memories afatshkurtër, e rëndësishme është të konsumoni edhe dredhëza dhe kumbulla të thata. Këto do t’u ofrojnë një sasi të sheqerit e cila i ndihmon trurit të kryejë më mirë punën.

Por veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues të cilët pengojnë plakjen e qelizave të trurit dhe ju ndihmojnë të luftoni problemet që lidhen me humbjen e kujtesës.

No comments :

Post a Comment