facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 March 2014

‘Selfie’ i yjeve grumbulloi tre milionë dollarë për bamirësi

Tashmë e gjithë bota e ka parë fotografinë ‘selfie’ që e bënë yjet në mbrëmjen e çmimeve Oskar, të cilën prezantuesja Ellen DeGeneres e publikoi në Twitter dhe që theu rekord shpërndarjesh dhe i bllokoi serverët e këtij rrjeti social.

Fotografia në të cilën krahas DeGeneres u shfaqën yje, si Jared Leto, Meryl Streep, Jennifer Lawrence, Julia Roberts, Angelina Jolie, Kevin Spacey, Brad Pitt e Bradley Cooper, u bë me telefonin e mençur ‘Samsung Galaxy Note’.

Në fakt, Samsung ishte sponsor zyrtar i ceremonisë së Academy Awards dhe kompania në fjalë vendosi që të dhurojë një dollar për çdo ‘cicërim’.

Në këtë mënyrë, ‘selfie’ grumbulloi tre milionë dollarë, të cilat u janë dhuruar organizatave bamirëse në SHBA. 

Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment