facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 March 2014

Vetura që sfidon cunamin

Hideo Tsurumaki ishte atje në vitin 2011, kur cunami shkatërroi qytetin e tij të lindjes, në prefekturën e Shizuokës në Japoni. Duke u frymëzuar pikërisht nga kjo katastrofë, Tsurumaki, një stilist që e ka nisur karrierën te kompania “Suzuki Motor”, ka krijuar veturën që do të mbante të sigurt njerëzit në bord në rast të një përmbytjeje të papritur.
Fryti i punës së tij është Fomm Concept One, një makinë elektrike me katër ulëse e cila mund të lundrojë.
Bëhet fjalë për një automjet lundrues, tek i cili njeriu mund të menaxhojë vetë gazin, frenat dhe timonin dhe që kur është mbi ujë një gjenerator i jep propulsion.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Fomm Concept One nuk është një automjet amfib i mirëfilltë.
Megjithatë, Tsurumaki insiston se makina është e mirë për t’i shpëtuar një katastrofe dhe kompania për të cilën ai punon pret që objekti të shitet edhe në vende të tjera aziatike, si në Tajlandë, vend që preket shpesh nga përmbytjet, duke filluar nga shtatori 2015 me çmimin 9.000 dollarë.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment