facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 April 2014

9 arsye pse duhet të konsumoni banane

Banania përmban tre lloje sheqernash natyrale, sukrozë, fruktozë dhe glukozë, të gjitha të kombinuara edhe me fibrat. Banania është në gjendje të prodhoje shumë shpejt energji për organizmin dhe përllogaritet se dy banane do të mjaftonin për të kryer 90 minuta stërvitje të forta. Banania bën pjesë në të gjitha recepturat ushqimore për atletet profesionistë.

Por energjia nuk është e vetmja vlerë e këtij fryti. Ajo është në gjendje të ndikojë pozitivisht edhe në shumë patologji dhe përgjithësisht në kondicionin e organizmit, vlera këto që e bëjnë atë të jetë një fryt i domosdoshëm në dietën e përditshme të çdo njeriu.

Banania është në gjendje të përmirësoje gjendjen e depresionit. Kjo për shkak të përmbajtjes në të, të elementit triptofan, një lloj proteine e cila në organizëm shndërrohet në serotoninë, hormonin e relaksim dhe të gjendje së mirë të organizmit.

Anemia. Falë përmbajtjes se lartë të hekurit, ajo favorizon prodhimin e hemoglobinës duke ndihmuar në luftimin e anemisë.

Tensioni arterial. E pasur në kalium dhe e varfër në Natrium, ajo është një ushqim ideal në të gjitha rastet e presionit të lartë arterial.

Gjendje kaps. Përqindja e lartë e fibrave, e bën edhe në këtë rast gjithashtu n jë zgjidhje ideale.

Intoksikacionet e lehta. Një përzierje e bananeve me qumështin dhe e ëmbëltuar me mjaltë, është një zgjidhje shumë e rekomanduar për raste të tilla.

Djegia të stomakut. Banania është natyralisht një ushqim me vlera antiacide natyrale. Kështu ajo mund të përdoret në të gjitha rastet kur kemi të tilla shqetësime.

Sistemi nervor. Në sajë të përmbajtjes se lartë të Vitaminës B, banania ndihmon edhe në mirëmbajtjen e sistemit nervor.

Ulcera. Banania përdoret edhe në të gjitha rastet e çrregullimeve intestinale. Për shkak të butësisë se saj por edhe vlerave antiacide, ajo shmang irritimin e indeve të aparatit tretës.

Temperatura trupore. Është vënë re se banania është në gjendje të ulë temperaturën e lartë të trupit në deri 2 gradë. Kjo shfrytëzohet veçanërisht në gratë shtatzëna, dhe në Tailande ajo përdoret edhe në të gjitha rastet e lindjeve të grave, për të siguru ar temperaturën optimale në të cilën duhet të lindë fëmija.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment