facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

17 April 2014

Microsoft mban në Prishtinë eventin kushtuar përdorimit të inovacionit nga OJQ-të

Gjatë ditës së sotme zyra lokale e kompanisë Microsoft së bashku me Fondacionin Metamorphosis, me seli në Maqedoni, si dhe në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare LENS në Prishtinë mbajtën një event kushtuar përdorimit të teknologjisë nga organizatat jo-qeveritare në Kosovë.
Përfaqësuesi nga Fondacioni Metamorphosis, Merxhan Emini, hapi këtë event duke treguar për mundësitë e shumta që mund të kenë organizatat jo-qeveritare varësisht nga profili i tyre, ku tregoi se teknologjitë mund të ndryshojnë stilin jetësor pasi ofrojnë rrugë të shkurtër, me harxhime të pakta drejt arritjes së qëllimit. Ai propozoi për OJQ-të modelin "Hulumto, Vepro dhe Ndiko", sipas të cilit, në varësi nga misioni përkatës, këto organizata do të mund të mësonin fillimisht për mundësitë e shumta që iu ofron teknologjia, t’i shfrytëzonin ato në varësi nga natyra e misionit dhe të bëjnë matjen e ndikimit për të vërejtur reagimin nga qytetarët.

Më pas fjalën e mori menaxherja programore për arsimin në Microsoft për Maqedoninë dhe Kosovën, Vlora Ademi, e cila tregoi për qëllimin e Microsoft Youth Spark-ut në ndihmesën ndaj OJQ-ve, OQ-ve dhe bizneseve në mbërritjen e potencialit të tyre të plotë, e cila tregoi që si rezultat i punës së bërë, Microsoft gjatë vitit 2012 është shpallur nga revista CR si kompania që ndihmon më tepër qytetarët. Ajo tregoi po ashtu për disa produkte, ngjarje dhe shërbime të Microsoft-it të cilat mund të gjejnë zbatim në aspekte të ndryshme, duke përmendur këtu Microsoft IT Academia, DreamSpark, ImagineCup etj., si dhe bujarinë e kësaj kompanie duke i ndihmuar organizatat dhe institucionet e ndryshme me 795 milionë dollarë, ku prej tyre 120 milionë dollarë janë ndihma softuerike. Z. Ademi tregoi që organizatat që duan të aplikojnë për ndihmë dhe grante nga Microsoft, le ta bëjnë këtë gjë nëpërmjet Maqedonisë për shkak të mungesës së Kosovës në listën e shteteve, por edhe për procedura më të shpejta për miratim të kërkesave. Ajo në fund tregoi edhe për një faqe me resurse për OJQ-të, që është Microsoft.com/NGO.

Ky aktivitet u përmbyll nga gazetari dhe blogeri Gjergj Filipaj, i cili përshkroi në pika të shkurta ndikimin e madh të rrjeteve sociale në shoqëri, të cilat sipas tij e eliminojnë pengesën e largësisë fizike, duke formuar ura të komunikimit virtual për të ngritur zërin dhe për të arritur deri tek qëllime të ndryshme, qoftë kolektive, po ashtu edhe individuale. Disa nga temat që u prekën si çështje të ndikuara në masë të madhe nga rrjetet sociale ishin arsimi, siguria, si dhe në rastet e krizave ku u përmend ndikimi i rrjeteve sociale në pranverën arabe në Egjipt, në një rast të dhurimit të gjakut në Qendrën e Inovacionit në Kosovë, ku pa shpenzuar ndonjë para apo mund të madh, por thjesht me disa njoftime në rrjete sociale, brenda dy orëve janë siguruar 20 qese me gjak nga vullnetarë të informuar nëpërmjet tyre. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment