facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 April 2014

Chat-et me telefon dëmtojnë shëndetin

Mesazhet chat, lundrimi dhe mediat sociale jane te perdorur masivisht nga njerezit ne ditët e sotme. Telefonat smartphone ofrojnë të gjitha këto aplikacione që duket se janë të dëmshëm për shëndetin. 

Sidomos për pulsin, siç ishte rasti i një gruaje spanjolle në vitin 2013 e cila përfundoi në spital pasi kishte kaluar 6 orë duke dërguar mesazhe. Rasti në fjalë shtyu dhe revistën shkencore “Lancet” që të realizojë një studim që nxori në pah rreziqet e inflamacionit për kë përdor më shumë seç duhet celularin.

Ky lloj problemi shkaktohet nga përdorimi i tepruar i telefonit. Sipas këtij studimi, orët e shumta duke dërguar mesazhe shkaktojnë dëmtime në kyçet e duarve, siç mund të jenë inflamacione të forta të ligamenteve.

Është revista shkencore “Lancet” që flet për herë të parë për këtë lloj patologjie. Spunton e mori pikërisht nga 34-vjeçarja spanjolle e cila gjatë ditës së Krishtlindjes kishte kaluar 6 orë duke dërguar mesazhe urimi. Të nesërmen, gruaja ndjente dhimbje torturuese tek kyçet. Në spital, mjekët zbuluan se ajo kishte inflamacion të një ligamenti në gishtin e madh.

Përveç një “diete” nga celulari, spanjolles iu desh që të merrte ilaçe anti-inflamacion për disa ditë.

Ndaj kini kujdes, pasi mania pas smartphone-ve jo vetëm që dëmton shikimin dhe përqëndrimin tuaj, por rrezikoni të dëmtoni edhe kyçet e duarve.

Burimi: Fakulteti.al

No comments :

Post a Comment