facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 April 2014

Çifti neozelandez gjen unazën e fejesës gjashtë vjet pasi i humbi në det

Një çift në Zelandën e Re arriti të gjejë unazën e vet të jetesës, të cilën e pati humbur në dallgët e detit gjatë pushimeve gjashtë vjet më parë. 
Vivienne dhe Jeff Ninnes thonë se ata e dizenjuan unazën sëbashku pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe e porositën atë te një argjendar.
Por gjashtë vjet më parë gjatë pushimeve, unaza u humb pasi Vivienne u përplas nga një dallgë kur po notonte.

“Unë nuk e kuptova se kisha humbur si unazën e fejesës, ashtu edhe atë të martesës, deri sa u ktheva në shtëpi,” tha ajo. “Ne u kthyen në plazh për të parë, por nuk arritëm ta gjenim.

Unaza u gjet pak ditë më parë kur një 83 vjeçar kërkues thesaresh në det pati dalë për të restuar detektorin e tij të metaleve. Ai e mori unazën, e vlerësoi dhe pastaj ia dha policisë, e cila identifikoi argjendarin që e pati prodhuar. Argjendari e dalloi menjëherë.

Problemi është se tani familja Ninnes duhet të negociojë me kompaninë e sigurimeve që ka paguar monedhat e humbura. Ligjërisht, kur për një objekt të humbur paguhet polica e sigurimit, pronësia e atij objekti i kalon kompanisë së sigurimeve nëse gjendet më vonë.

No comments :

Post a Comment