facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 April 2014

HTC One M8 tejkalon Galaxy S5 dhe iPhone 5S në testet e rënies në tokë

Cili është smartfoni më i fortë fizikisht në treg? Mes atyre që janë më të famshëm, mesa duket është HTC One M8, i cili u ka mbijetuar më mirë testeve të rënies, të cilat rezultuan të ishin katastrofike për smartfonët e tjerë, Samsung Galaxy S5 dhe iPhone 5S.
Testet janë realizuar nga TechSmartt për të tre telefonët duke i rrëzuar ata nga një lartësi prej belit, nga afër kokës, madje edhe nga lartësi mbi kokë për të parë se cili do të përfundonte më mirë. I pari që u dëmtua më shumë ishte iPhone 5S, e çuditshme nëse do të merrnim parasysh rezultatet e testeve të kaluara për modelet më të vjetra të Apple. Në këtë rast, smartfoni ra me “fytyrë” dhe ekrani u thye menjëherë.

Në lartësi nga koka, Galaxy S5 ishte i radhës, duke marrë një thyerje fatale të ekranit teksa HTC One vazhdonte të punonte. Vetëm pasi ra nga një lartësi prej mëse 3 metrash nga toka, pothuajse e pamundur në jetën reale, HTC-ja u thye keq.

Për t’i parë më konkretisht rezultatet, mund të shihni videon. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment