facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

23 April 2014

Ja çfarë duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin

Më poshtë janë paraqitur pesë ushqimet me rol kryesor për shëndetin e syve tuaj.

Lëngu nga portokalli: Vitamina C nga portokalli ka një efekt të dobishëm për shëndetin e syrit. Përmirëson presion në sy dhe mund të zvogëlojë rrezikun e kataraktit.
Duke marrë 500 mg në ditë të vitaminës C, mund të ngadalësohet përparimi i lidhur me degjenerimin makular me rreth 25 për qind dhe humbja e mprehtësisë vizuale për 19 për qind, tek njerëzit në rrezik të lartë nga sëmundjet, zbuloi një studim. Dy gota me lëng portokalli ose një filxhan limonadë, do të ju sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të vitaminës C.

Guacat e detit: Ky ushqim është një burim i shkëlqyer i zinkut, një mineral që është thelbësor për shëndetin e syrit dhe shikimit. Zinku i mundëson vitaminës A për të prodhuar pigmentin e melaninës që mbron sytë dhe e cila është e lidhur me shikimin e përmirësuar gjatë natës. Rekomandohet 40 deri në 80 mg zink në ditë, dhe kjo shumë mund të gjendet në gjashtë guaca deti (76.3 mg zink). Ushqime të tjera që janë të pasura me zink janë, mishi i viçit, bizelet dhe arrat. Megjithatë, guacat e detit kanë përmbajtjen më të madhe të këtij minerali.

Lakra e gjelbër: Ky lloj i perimeve është i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, dy antioksidantë që janë gjetur edhe në sytë tonë, thotë dietologu, John Bauer. Antioksidantët i mbrojnë sytë nga radikalet e lira të dëmshme dhe të thithin 40-90 për qind të dritës intensive të kaltër. Siç thonë ekspertët, perimet me gjethe të gjelbra si lakra e gjelbër, mund të rrisin densitetin e pigmentit në pjesën e retinës që është përgjegjëse për ekzaminime më të hollësishme. Kjo ndihmon në lexim dhe në këtë mënyrë çon në mbrojtjen e retinës së syrit dhe zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular të syrit.

Kikirikët: Vitamina E dhe acidet yndyrore omega-3, janë komponentët thelbësore të kikirikëve. Vitamina E është provuar në mbrojtjen kundër kataraktit dhe të degjenerimit makular, kurse njerëzit që kanë nivele të ulëta të acide yndyrore omega-3 (DHA dhe EPA), ka të ngjarë të kenë sëmundje të syrit të tilla si: retinopatia diabetike, dëmtimi i enëve të gjakut të retinës, që mund të shkaktojnë verbimin.

Kinina: Ushqimet me indeks të ulët glikemie, të tilla si kinina, zvogëlojnë rrezikun e lidhur me degjenerimin makular, për tetë për qind. Pra, shtoni në menynë tuaj ushqime me kokërr të plotë siç është kinina, duke zëvendësuar karbohidratet e rafinuara, bukën e bardhë.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment