09 April 2014

Ja efekti i Shalqinit

Shalqini ulë shtypjen e lartë të gjakut tek personat me mbipeshë dhe mund të pakësojë rrezikun nga sulmi i zemrës, kanë bërë të ditur hulumtimet e reja.
Shkencëtarët kanë gjetur se kjo frutë shumë shpejtë ulë shtypjen e lartë të gjakut te personat me mbipeshë edhe nëse ata qëndrojnë në temperaturë të ftohtë.
Shumë njerëz vdesin nga sulmet në zemër në temperatura të ftohta sepse stresi për të ngrohur trupin shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.
Këto forca bëjnë që zemra të punojë më shpejtë, që do të thotë se njerëzit përballen më shpesh me sulmet në zemër.

Studimi, i publikuar në American Journal of Hypertension, zbuloi se ngrënia e shalqirit është e mirë për shëndetin e zemrës dhe mund të ulë rrezikun nga problemet me zemër në kushte të ftohta.

Profesori Arturo Figueroa, nga Florida State University, ka thënë: “Presioni në aorta dhe në zemër ulet pas konsumimit të shalqirit”
“Kjo do të thotë se zemra do të punojë më lehtë në situatat kur temperatura është e ulët”.

Burimi: FishMedia

No comments :

Post a Comment