facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 April 2014

Ja se si të “zgjoni” kompjuterin tuaj Mac me anë të iPhone-it

Nëse do t’ju duhet të “zgjoni” kompjuterin tuaj Mac nga gjendja e të qëndruarit i pezulluar, ju zakonisht duhet të shkoni të shtypni ndonjë buton në tastierë ose të lëvizni mausin. Por mund të ketë ndonjë rast kur nuk jeni në tavolinën e punës, nuk e keni afër Mac-un tuaj dhe do të donit të ishte aktiv.

Kjo mund të realizohet nga distanca duke përdorur një teknologji të quajtur “wake on LAN” që mund të konfigurohet në preferencat e sistemit tuaj Mac. Kjo ju lejon që sistemi juaj të zgjohet nga opsioni i pezullimit në të cilin mund ta keni lënë nëpërmjet një truku të veçantë rrjeti nga një paketë “magjike”. Përgjithësisht kjo bëhet për të “zgjuar” çdo Mac në një rrjet, por mund të bëhet edhe me anë të një iPhone.

Për ta bërë këtë, fillimisht duhet të keni disa informacione paraprake për kompjuterin tuaj Mac dhe të siguroheni që mund të “zgjohet” nga rrjeti. Ndër këto informacione, përfshihet të dhëna si adresa MAC dhe adresa IP.

Hapi 1:

Optimizoni Mac-un tuaj me “wake on LAN” duke kontrolluar tek “wake For Network Access” në panelin Energy Saver tek preferenca e sistemit (System Preferences).

Hapi 2:

Gjeni adresën MAC të kompjuterit tuaj në preferencat e sistemit të rrjetit. Gjithashtu shënoni diku edhe adresën IP.

Hapi 3:

Gjeni dhe instaloni një aplikacion “wake on LAN” në iPhone-in tuaj. Zgjedhje të mira janë WakeIP, Mocha WOL ose iNet WOL.

Hapi 4:

Lançoni aplikacionin dhe hyni në rrjet me adresën MAC dhe IP të kompjuterit tuaj MAC.

Hapi 5:

Klikoni opsionin që të mund të zgjoni Mac-un tuaj në program dhe pastaj duhet të funksionojë.

Mos harroni që ky proces nuk funksionon nëse nuk e kemi Mac-un tuaj në të njëjtin rrjet si iPhone juaj. Prandaj kjo nuk mund të realizohet nëpërmjet internetit. Nëse procesi nuk funksionon, hidhini një vështrim të dytë adresave MAC dhe IP në kompjuter. 
(PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment