facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 April 2014

Nokia zbulon telefonin më të hollë në botë me internet

Kompania Nokia i ka shtuar edhe një pajisje të re linjës së saj të telefonëve buxhetor me kosto të ulët. Bëhet fjalë për Nokia 225, që kompania e quan telefoni më i hollë në botë që mund të ketë akses në internet.

Telefoni ka një ekran 2.8 inç dhe mban edhe versionin e bazuar në cloud të shfletuesit Xpress, që ndihmon në përmirësimin e të dhënave vizuale të uebfaqeve dhe sjell përshpejtimin e performancës edhe në rrjete të ngadalta.

Aplikacionet Facebook dhe Twitter janë gjithashtu të disponueshëm direkt nga ekrani “Home”, ndërkohë që janë të instaluar edhe pesë lojëra: Block Breaker 3, Asphalt 6, Assassins Creed 3, The Avengers dhe Real Football 2012 të Gameloft.

Nokia 225 vjen në dy variante, me një kartë dhe dy karta, si dhe kompania pretendon se ka një kohëzgjatje baterie deri në 36 ditë në modalitetin “Standby”. Po ashtu telefoni është i pajisur me një kamerë 2 Megapixel dhe mbështet microSD deri ne 32 GB. Pajisja përfshin edhe një lexues mp3 dhe Nokia thotë se ka një kohëzgjatje baterie duke luajtur këngë deri në 51 orë.

Pajisja më e fundit e Nokia-s do të fillojë të ofrohet për blerësit në tre mujorin e dytë të viti 2014 në disa “tregje të përzgjedhura” dhe do të ketë një çmim prej 39 euro (54 dollarë). Është i disponueshëm në pesë ngjyra: të kuqe, të verdhë, jeshile, të zezë dhe të bardhë. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment