facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

18 April 2014

Nuk ka aferë mes Ritës dhe Robertit

Robert Pattinson nuk është në romancë me këngëtaren kosovare Rita Ora. Çifti ishte parë së bashku së paku dy herë brenda një jave, fillimisht në festivalin muzikor ‘Coachella’ dhe pastaj në koncertin e Sam Smith në Los Anxhelos. Por burimet e afërta me yjet e shoubiznesit, insistojnë se nuk ka asgjë romantike mes tyre.

“Robi dhe Rita kanë shumëçka të përbashkët kur bëhet fjalë për muzikën, por ata nuk janë në lidhje. 

Të dy janë adhurues të Sam Smith dhe kanë qenë në koncertin e tij në Los Anxhelos”, ka thënë një burim, për të shtuar se Rita tashmë është në romancë të lumtur me DJ Calvin Harris. 

Në anën tjetër, Robi ka konfirmuar se lidhja e tij me Kristen Stewart ka marrë fund përgjithmonë. 

“Mund të konfirmoj se momentalisht jam beqar dhe askush nuk gjendet në jetën time. Spekulimet se jam sërish me Kristen-in, janë të pavërteta. Ajo histori ka marrë fund dhe ne mbesim miq”, ka deklaruar ai.

Robert kohëve të fundit është parë në shoqëri të femrave të ndryshme, por burime të afërta me aktorin e njohur, thonë se ai nuk dëshiron që për momentin të lëshohet në ndonjë lidhje serioze, pasi po kënaqet me jetën e beqarit.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment