facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 April 2014

Peshkun që vlen dy milionë dollarë - nuk e shet

Ka zënë një peshk ton të madh me plot 411.6 kilogramë, mirëpo nuk do ta shes. Pershkatarja neozelandeze, Donna Pascoe, thotë se nuk ka ndërmend të shes kryeveprën e karrierës së saj si peshkatare.

Ajo e quan “Pikaso e botës së peshkimit” dhe ka në plan balsamosjen dhe më pas varjen në mur të trofeut të saj të rekordeve.

Gruaja neozelandeze rrëfeu për mediat vendase betejën mes ekipit të saj dhe peshkut të stërmadh që zgjati për më shumë se katër orë në ujërat e Oqeanit Paqësor.

“Filli u tendos fort, sikur të tërhiqej nga një tren, jo nga një peshk. Fillimisht u tremba se mos, si në shumë raste të tjera, peshku do të këpuste fijen dhe do të largohej. Por, fatmirësisht ndaloi tërheqjen dhe na dha kohë të shtonim më shumë fije”, rrëfehet peshkatarja.

Beteja e saj për të tërhequr këtë peshk, bashkë me ekipin ka zgjatur plotë katër orë e 11 minuta.

“E dinim që peshkun duhej ta hipnim në bordin e anijes sa më parë, para se ndonjë peshkaqen ta nuhaste dhe të këpuste ndonjë pjesë të tij. Por, nga ana tjetër, kur shquam përmasat e tij, ishim të vendosur dhe të duruar për të mos e lënë atë të na ikte”, shton ajo.

Ky peshk është dy herë më i madh se sa peshku që mbante rekordin deri më tani, që ishte shitur për 1.09 milion dollarë në një ankand në Japoni vitin e kaluar.

Burimi: Telegrafi

No comments :

Post a Comment