facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 April 2014

Samsung Galaxy S5 del në shitje në të gjithë botën

Telefoni inteligjent i shumëpritur i kompanisë Samsung, Galaxy S5, tani është në dispozicion për t’u blerë në të gjithë botën. Ky telefon është lëshuar në 125 tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën, një pjesë të Azisë dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Bashkë me telefonin Galaxy S5 klientët mund të blejnë edhe pajisjet Gear Fit, Gear 2 dhe Gear 2 Neo. Adhuruesit e pajisjeve inteligjente të Samsung-ut tani nuk kanë nevojë të bëjnë porosi përpara për t’i marrë këto pajisje, pasi që prej sot ato mund të blihen në dyqanet e kompanisë apo shitësit e autorizuar.

Në SHBA, Galaxy S5 mund të gjendet në dyqanet Verizon Wireless, AT&T, Sprint dhe T-Mobile, me një çmim prej 199.99 dollarësh me kontratë.

Ndërsa çmimet për pajisjet që vishen janë:

Samsung Gear 2 – 299 dollarë

Samsung Gear 2 Neo – 199 dollarë

Samsung Gear Fit – 199 dollarë

Të tri këto pajisje që vishen do të mund të lidhen me aparatet e ndryshme të Samsung-ut, si Galaxy Note 3, Note 3 Neo, Galaxy S4, Galaxy Tab Pro dhe Galaxy Note Pro, ndërsa telefoni inteligjent Galaxy S5 nuk do të përfshihet.

No comments :

Post a Comment