facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 April 2014

Vjen pasqyra që bënë “selfie”, poston automatikisht në Twitter

Shoqëria vazhdon të sjellë mënyra të reja për të bërë “selfie”. S.E.L.F.I.E, që është shkurtimi për (Self Enhancing Live Feed Image Engine), është një pasqyrë me dy kalime, e cila do të bëjë automatikisht një foto për ju dhe do ta postojë në Twitter.
S.E.L.F.I.E., që është projektuar nga agjencia digjitale iStrategyLabs, përfshin një pajisje Mac mini të fshehur në pjesën e brendshme të dy pasqyrave, një kamera dhe dritat LED të vendosura prapa pasqyrës. Pasqyra që do të bëjë një “selfie” për ju dhe do ta postojë në Twitter.

Programi i njohjes së fytyrës, i cili është i instaluar në pajisjet Mac, ju njeh juve dhe fillon procesin e bërjes së fotos, ndërsa dritat ju udhëzojnë se ku do të bëhet fotoja. Pasi bëhet “selfie”, programi vendos logon tuaj në të dhe e shpërndan në Twitter.

Ata që duan të blejnë një pajisje të tillë, dhe të kthejnë tualetin e tyre në një studio amatore për fotografi, duhet të kontaktojnë personalisht agjencinë iStrategyLabs.

No comments :

Post a Comment