Nga fundi i kësaj jave, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc, do të vendosen 20 të burgosur me rrezikshmëri të mesme, të cilët pos dënimit edhe do ta mirëmbajnë burgun.
Këtë e bëri të ditur Rasim Selmani, i cili nga 15 maj i këtij viti është emëruar drejtor i burgut më të sigurt në vend.
Ai tha se planifikojnë që gjatë qershorit t’i vendosin të burgosurit e parë me rrezikshmëri të lartë dhe shumë të lartë, dhe se deri në fund të vitit të gjithë të dënuarit me këtë rrezikshmëri do të vendosen aty.
Të burgosurit do të duhej të vendoseshin qysh në fillim të prillit. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Drejtori i shërbimit korrektues thotë se kjo vonesë ndodhi për shkak të problemeve teknike.
Shemsi Hajrizi, u.d. i drejtorit të shërbimit korrektues, bëri me dije se aktualisht në burgjet e Kosovës janë 1779 të burgosur. 100 nga ta janë me rrezikshmëri shumë të lartë, të cilët do të vendosen në Burgun e Gërdofcit.
Për sigurinë e këtij institucioni, janë angazhuar 130 gardianë.
No comments :
Post a Comment