facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

22 May 2014

Hajduti shqiptar vjedh Porsche-n, “tradhtohet” nga një detaj i vogël

Pasi vodhi një Porsche, një hajdut shqiptar u mundua t’i shpëtonte kërkimeve të policisë, por është kapur “mat” për shkak të GPS-it.

Forcat e policisë në San Felice në Panaro bën të mundur lokalizimin e makinës falë aparaturës, e cila lokalizoi vendndodhjen e makinës.

Karabinierët në Cento, të cilët janë njoftuar nga një fqinj i shtëpisë, kanë ndjekur gjurmët e satelitit të instaluar në makinë deri në një fermë të braktisur në San Felice në Panaro.

Pasi gjetën makinën Porsche të fshehur pas disa gjetheve, kanë shkuar menjëherë për të kontrolluar në disa shtëpi aty pranë ku jetojnë disa shtetas nga vendet e Lindjes së Largët, duke gjetur në një nga këto shtëpi, një shqiptar 25-vjeçar me çelësat e makinës.

Hetimet janë duke vazhduar për të verifikuar pjesëmarrjen e të akuzuarit në ndonjë krim tjetër dhe për të identifikuar bashkëpunëtorët.

No comments :

Post a Comment