facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

30 May 2014

Ja sa marrin yjet botërore për një koncert!

Më shumë se një milion dollarë në koncert kërkon Bon Jovi dhe Dave Matuse, nga 300 deri në 500 mijë dollarë kushton Shakira dhe Pearl jam, derisa për të angazhuar Farel Williams duhet të ndani 140 mijë dollarë…

Nëse planifikoni ndeja të mëdha dhe dëshironi që në ‘vesh’ të ju këndojë Rihanna, kjo do ju kushtojë 700 mijë dollarë! Për Justin Biber dhe Justin Timberlake duhet të jepni nga një milion për person, derisa Madonna kushton sa të dy këta bashkë. Duke marrë parasysh që jo shumë kohë më parë kanë dalë në publik honorarët e yjeve më të njohura në botë, është interesant të shohim se cilat janë shifrat që ata kërkojnë. Grupi ‘Bon Jovi’ dhe Brus Spring kërkojnë më shumë se një milion dollarë në një koncert, ndërsa në ‘klubin një milion e më shumë’ janë edhe Madonna, Dave Metjus, James Taylor, Taylor Svift, Justin Biber dhe Justin Timberlake.

Këngëtarja Rihanna për një koncert kërkon nga 500 deri në 750 mijë dollarë, pas saj vjen ‘Pearl Jam’ që kërkojnë nga 300 deri në 500 mijë dollarë, ‘One Direction’ paguhen nga 150 deri në 200 mijë, këngëtarja Adel kërkon 750 mijë, ndërsa Kanye West merr nga 400 mijë deri në 600 mijë. Me 750 mijë dollarë e nganjëherë edhe më shumë paguhet këngëtarja Lady Gaga, derisa Britney Spears kërkon 500 mijë dollarë. ‘Linkin Park’ paguhen 500 mijë dollarë ndërsa Farel Williams për një koncert kërkon nga 125 mijë deri në 175 mijë dollarë.
Grupi i këngëtarëve që marrin të holla më pak!

E në mesin e emrave më të njohur në botën e muzikës ka prej atyre që kërkojnë edhe më pak se shifrat e lartë përmendur, ndër ta është rep artisti Snuup Dog i cili për një koncert kërkon nga 75 mijë deri në 100 mijë dollarë, Lana Del Ray 75 mijë dollarë, Snow Patrol 50 mijë dollarë dhe Kaly Rouland 50 mijë deri në 100 mijë dollarë.
Normalisht që këto të dhëna duhet të merren me rezerva, pasi që shifra e honorarëve varet edhe nëse bëhet fjalë për koncerte të rregullta (turne) apo për ndonjë mbrëmje festivali ose ndejë private. Gjithashtu në çmim ndikon edhe aktualiteti i këngëtarit (a ka ndonjë album apo hit aktual). Po ashtu rol të madh luan edhe korniza e koncertit e cila merr shpenzime shtesë për çdo artist.

Burimi: TetovaSot

No comments :

Post a Comment