facebookgoogle plusrss feedmesazh

31 May 2014

Kafeneja e parë për gra në Kamjan të TETOVËS

Fshatrat në komunat rurale të Pollogut janë të njohura për mentalitetin e tyre të vjetër se duhet vetëm burrat të rijnë në kafe kurse gratë në shtëpi duke ndjekur seriale. Por si duket kësaj tradite I vjen fundi sepse prej ditës së diel do të hapet kafeneja e parë për gra.
Në një njoftim të lëshuar nga zyra e USAID-it bëhet e ditur se projekti i USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla, komuna e Bogovinës dhe Shoqata për Zhvillim Lokal Rural do të themelojnë zyrtarisht një partneritet për mbështetjen e grave sipërmarrëse në Pollog. 

Me datën 1 qershor, në ora 13:30, kafeneja e parë për gra në Kamjan do të shënojë hapjen me fjalime të shkurta dhe prerjen e shiritit në ndërtesën e re që gjendet në rrugën kryesore, në Korridorin e vjetër të komunës. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Mary Jo Uohlers, bashkëshortja e Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni,  Medina Sinani pronare e lokalit, 

Hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës  dhe Teuta Arifi kryetare e komunës së Tetovës.“Një grant nga Nisma për Sipërmarrësi të Grave e ka ndihmuar Medina Sinani të themelojë biznesin e ri. Kafeneja do të punësojë disa gra lokale dhe do të mundësojë shërbime tjera për biznese të udhëhequra nga gratë në rajon. Kjo kafene do të jetë një vendtakim për gratë lokale, që do iu mundësojë të socializohen dhe të bëjnë biznes jashtë shtëpive të tyre me një hapësirë ekspozese për produktet shtëpiake të bëra nga gratë locale”, thuhet në njoftim.   

Burimi: Koha.mk

No comments :

Post a Comment