facebookgoogle plusrss feedmesazh

30 May 2014

Ushqimet që stimulojnë organizmin të djegë yndyrat

Ekzistojnë disa ushqime vërtetë të veçanta pasi nxisin metabolizmin që të djegë yndyrat e akumuluara në trup.
Për tu dobësuar në mënyrë të rregullt dhe gradualisht, përveç aktivitetit fizik nevojitet një regjim ushqimor korrekt, duke përfshirë në regjimin ushqimor ushqime të freskëta dhe natyrale të cilat duhet të zëvendësojnë ushqimet e paketuara dhe të pasura me kalori.

Për të nxitur organizmin që të djegë yndyrën duhen përdorur rregullisht ndërmjet vakteve ushqime dhe lëngje ananasi, pjepri, mollë, dardhë por edhe majdanoz.

Sugjerohet edhe lëngu i karotës i shoqëruar me domate dhe pak piper i zi, ashtu sikundër lëng kastraveci dhe limon të cilët luajnë një aksion pastrues për organizmin.

Edhe bajamet ndonëse të pasura me magnez janë një mini-vakt ideal për të stimuluar djegien e yndyrave. Departamenti i Agrikulturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krahas ushqimeve të sipërpërmendura sugjeron se një lugë kanellë e shtuar në ushqim stimulon organizmin 20 herë më shumë që të djegë yndyrën. Këshillohet edhe çaji jeshil i cili është në gjendje të kontrollojë nivelin e insulinës.

No comments :

Post a Comment