Për shëndetin dhe mirëqenien nga perimet e freskëta, kemi shkruar shumë herë, ndërsa sot kemi përzgjedhur për ju ato më të shëndetshmet, të cilat patjetër do të duhej të jenë pjesë e dietës suaj të përditshme.
Në qoftë se e përmbushni konsumin ditor të rekomanduar me pesë racione të perimeve, jeni në rrugë të mirë për ta parandaluar zhvillimin e shumë sëmundjeve mjaft të rënda të tilla si sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, kancerit, diabetit, por edhe ta forconi sistemin imunitar. Në vijim ju sjellim perimet më të shëndetshme.
Domatja- është një frutë që trajtohet dhe konsumohet si perime, dhe për ne është e njohur kryesisht si perime. Ajo është e pasur me likopenë, e cila është përgjegjëse për ngjyrën e saj të bukur të kuqe, dhe është e njohur edhe për aftësinë e saj për ta mbrojtur trupin nga formimi i sëmundjeve kanceroze. Përveçse është e pasur me vitaminat nga A-K, domatja ndihmon në nivelizimin e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e radikaleve të lira në trup.
Brokoli- është një perime me të cilin shumë pak perime mund ta mbajnë hapin kur është fjala për të gjitha materiet e shëndetshme. Ai është një nga antioksidantët më të fuqishëm natyror që zvogëlon rrezikun nga kanceri i lukthit, mushkërive, dhe zorrës së trashë. Ai është i pasur me beta-karoten, vitaminë C dhe folate, gjë që e bën atë një mbrojtje të fortë kundër gripit dhe ftohjes.
Lakra e Brukselit- është gjithashtu një ushqim i shëndetshëm, ndërsa është e rëndësishme që ta konsumojnë gratë shtatzëna, sepse është shumë e pasur me acid folik dhe vitaminë B që parandalon dëmtimin nervor të fetusit. Është shumë e pasur edhe me vitaminë C dhe K, si dhe fibra, kalium dhe acide yndyrore omega-3.
Karota- me të drejtë quhet mrekullia portokalli, sepse ajo është e mbushur me ushqyes që ndikojnë në mënyrë të favorshme në shikim, lëkurë dhe flokë. Karota është perimja më e pasur me vitaminë A, e cila në kombinim me vitaminën C mbron sistemin kardiovaskular.
Kungulli- veçanërisht ai muskat, është një burim shumë i mirë i ushqyesve anti-inflamator të tillë si beta-karoteni dhe vitamina C. Ai mund të ndikojë shumë favorshëm në shumë sëmundje të shkaktuara nga astma, osteoartriti dhe artriti reumatoid. Është i pasur me magnez, kalium dhe fibra.
Patatja e ëmbël- është një perime rrënjësore e cila ka ushqyes të panumërt – të cilët e luftojnë kancerin. Ajo është një burim i pasur i hekurit, fibrave, vitaminës A, C dhe manganit. Mbështetë punën e traktit digjestiv dhe rrit nivelin e energjisë.
Patëllxhani- është një perime më së shumti e pasur me ushqyes të cilët janë të mirë për zemrën dhe enët e gjakut. Përmban antioksidantin nasunin, një komponentë shumë e rrallë që mbron qelizat e trurit nga dëmtimi. Për shkak se është shumë e pasur me fibra dhe kalium, ekspertët besojnë se konsumimi i saj mund të ndihmojë në parandalimin e goditjes në tru dhe dementisë.
Specat - nuk ka rëndësi nëse janë të kuq, të gjelbër apo të verdhë, specat janë të pasur me ushqyes të mirë për zemrën, siç janë likopeni dhe folatet. Studimet e fundit kanë treguar se konsumimi ditor i specave në masë të madhe zvogëlon rrezikun ndaj kancerit të mushkërive, zorrës së trashë, fshikëzës dhe pankreasit.
Spinaqi- është një thesar i vërtetë i klorofilit dhe pothuajse të gjitha vitaminave dhe ushqyesve për të cilat ka nevojë organizmi juaj. Besohet se një konsumim i rritur i spinaqit mund të parandalojë shumë sëmundje nga sëmundjet e zemrës, kancerit të zorrës së trashë e deri tek artriti dhe osteoporoza.
Më e mira është që të gjitha këto perime janë në dispozicion pothuajse gjatë gjithë vitit dhe nuk janë të shtrenjta.
Burimi: ShqipMedia
No comments :
Post a Comment